Kreu i Autoritetit Shqiptar të Konkurencës, Denar Biba ka reaguar sërish pas kritikave të shumta lidhur me mungesën e reagimit të këtij institucioni, indiferencën dhe seriozitetin e treguar në një kohë kur qytetarët akuzojnë bizneset për rritje fiktive të çmimeve.
Zyrtari Biba thotë se shqiptarët normalë nuk mund ta kuptojnë dot punën e tij të vështirë por veç ata që janë të mençur.
Qysh prej nisjes së çmimeve, ky është reagimi i dytë i Bibës ku i pari ishte se po lodhet shumë të edukojë njerëzit që nuk e kuptojnë.
“Une e di qe ata qe kane mend e dine te verteten, thjesht nje pjese e bashkeqytetareve jane te tronditur qe ne kete vend nuk ka nje autoritet apo komision (apo gjej nje emer) per “mbrojtjen e konsumatorit” dhe kerkojne gabimisht nga Autoriteti i Konkurrences ate qe duhet t’ia kerkojne institucioneve te tjera publike…
Shumica absolute e autoriteteve të konkurrencës në botë nuk kanë as hapësirën ligjore, por as burimet njerëzore, ekspertizën përkatëse dhe informacionin e përditshëm e të gjithanshëm për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve apo te mbrojtjes se konsumatorit.
Çfarë mbetet të bëjnë autoritetet e konkurrencës në pamundësi për të rregulluar ne cdo rast çmimet e padrejta, është transparenca me publikun, gjë për të cilën Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës është plotësisht i përkushtuar. Ne, më së paku do të bëjmë publike të gjitha gjetjet tona në përfundim të hetimit që kemi nisur, dhe më së shumti, do të ndëshkojmë përmes gjobave çdo abuzues të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nëse provohet shtrembërim i konkurrencës”, shkruan Denar Biba.
Share this…