osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Me “urdhër” të Nikollës së Lesit, Veliaj dhe Xhafaj do bëjnë kryeministër Pandin e emigracionit

Me “urdhër” të Nikollës së Lesit, Veliaj dhe Xhafaj do bëjnë kryeministër Pandin e emigracionit

Nikollë Lesi ka hedhur tezën në gazetën e tij se kryeministri Edi Rama është drejt largimit përfundimtar nga qeverisja e vendit dhe se në muajin qershor do të ketë luftë civile në vend.

Sipas shënimit në “Koha Jonë”, thuhet se drejtimin e vendit do ta marrë Pandeli Majko ku nënvizohet se emërimi i tij do të ketë miratimin e ish ministrit Fatmir Xhafaj dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas medias së drejtuar nga Lesi, opozita nuk do hyjë në zgjedhjet vendore me Ramën kryeministër.

Ndër të tjera shkruhet:

PS-ja po zien si kazan. Qeveria e shpartalluar nga protestat e studentëve të dhjetorit të dytë si dhe nga dosjet e fundit korruptive, akoma nuk po e merr veten e duket se do vijojë krisjen e çarjen.

Kryeministri donte ta ndryshonte rrënjësisht kabinetin qeveritar, por nuk arriti, sepse pati kundërshtime në kryesi e jo vetëm. Edhe oligarkët reaguan, duke kërkuar që tre ministra-lobistë të interesave të tyre të mos shkarkohen.

Nga ana tjetër Edi Rama e di mjaft mirë se edhe nëse e ndryshon qeverinë, prapë nuk do ketë ditë të qeta, sepse opozita nuk futet në zgjedhjet vendore në qershor me kryeministër Ramën.

Pra do ketë zgjedhje që të mos votohet, sepse e gjithë opozita me datë 30 qershor do të djegë çdo kuti votimi. Praktikisht kësaj i thonë luftë civile.

Asnjë nuk e dëshiron këtë situatë, as vetë Rama. Ndaj po del në skenë si zgjidhje e detyruar Pandi Majko, natyrisht si kryeministër. Majkon e pranon edhe PD, sidomos LSI e duartroket.

Pandi ka lidhje me amerikanët dhe mbetet akoma i besuari i tyre që nga Lufta e Kosovës, kur ishte kryeministër. Majkon e miratojnë si zgjidhje edhe Fatmir Xhafaj e Erion Veliaj. Edhe studentët e këtij dhjetorit të dytë e duan si dhjetorist të parë.

Natyrisht kjo qeveri do jetë për zgjidhje krize e jo për të bërë reforma.

Ndaj Pandi bëhu gati! Edi Rama të do si zgjidhje, por pa shkuar te Berisha për tu takuar si dikur në hotel Rogner!

Dy herë ke qenë kryeministër i PS në kohë krizash, ndaj kjo është e treta e verteta.

Pandi, bëhu gati!”, shkruhet në shkrimin e Koha Jonë.