Kryeministri Edi Rama po përkujton me një ceremoni të veçantë në kryeministri 10-vjetorin e vrasës së 4 protestuesve të PS nga Garda e Republikës. Rama ka pritur në kryeministri familjarët e 4 viktimave.
“Kryeministria – Shpallja e të vrarëve të 21 janarit “Dëshmorë të Atdheut” dhe reflektimi i tragjedisë në rrugën e reformimit të sistemit të drejtësisë, si edhe marrëdhëniet e qeverisë me protestën në rrugën e forcimit të demokracisë…
#TëPaharruar”, shkruan Rama.
Kryeministri deklaroi se 4 të rënëve Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur t’iu japë titullin e lartë të dëshmorit të atdheut.
“Tragjedia e 21 janarit dhe në këtë 10 vjetor qeveria e republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të dëshmorit të atdheut për të katërt dëshmorët e protestës paqësore të 21 janarit. Sot është dita për reflektim, se si ajo ngjarje tragjike mori katër jetë të pafajshme”, u shpreh Rama.