osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Me sloganet “Bashkim Kombëtar” dhe “Ndal Zajednica”, Kosova ra në dorën e sharlatani sovranist anti SHBA, Kurti

Me sloganet “Bashkim Kombëtar” dhe “Ndal Zajednica”, Kosova ra në dorën e sharlatani sovranist anti SHBA, Kurti

Ka qenë prioriteti kryesor ndër vite i Albin Kurtit bashkimi me Shqipërinë por ai ka qenë një solgan për turmat tru shplara jo se ka hequr dorë nga ky premtim qe i’u ka dhënë kosovarëve kur bënte opozitë ndaj Thaçit e Isa Mustafës por është një ide utopike e një sovranisti pa sovranitete që mendon se bota sillet e mblidhet rreth tij dhe Kosovës.

“Kemi gjuhën e traditat e njëjta, kemi vetëdijen e përbashkët kulturore e historike me Shqipërinë. Nuk shoh që forcimi i Kosovës bie ndesh me aspiratat e Shqipërisë po aktualisht nuk kemi të drejtë t’i bashkëngjitemi dikujt (dikujt është atdheu mëmë i pjesë së ndarë nga trojet kombëtare, Kosovës), sepse Kushtetuta sipas Ahtisaarit e ka bërë të pamundur

Është krijuar përshtypja sikurse Kosova kur t’i bashkohet Shqipërisë duhet t’i japë pjesë nga territori i saj. Nuk mendoj se duhet ta rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës, por prioriteti numër një janë puna dhe drejtësia. E kam fituar këtë mandat qeverisës me punë e drejtësi dhe dua ta bëj shtetin e Kosovës të fuqishëm edhe ekonomikisht edhe administrativisht”.

Këtë deklaronte Kurti në mbrojtje të mashtrimit të tij, pas i futi pykën atyre që votuan një sharlatan, që hiqej si i burgosur politik, kur mijëra djem nënash luftonin për liri dhe qindra dhanë jetën, e dhjetra sot janë në burgjet e ortodoksisë pro sllavo serbe anti UÇK të Europës si ikuzicioni.

Duke hedhur poshtë akuzat e opozitës që ai e ka pranuar “Zajednicën”, siç parapëlqente Kurti ta quante kur ishte në opozitë, marrëveshjen për Asociacionin të vitit 2013, Kryeministri raportoi rreth takimeve të një jave me parë në Bruksel, me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian, presidentin francez, Emannuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.

“Në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilin serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të Kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues apo minues për Republikën, në njohje të shtetit sovran dhe të integritetit tonë territorial”

Sipas Kurtit drafti i fundit perëndimor për Asociacionin “qartazi nuk është ‘Zajednicë’ ashtu siç e parashihnin marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”, sepse siç thotë Kurti, “asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme”.

Po ky është një mashtrim i turpshëm , sepse lufta si sovranist i thekur e Albin Kurtit, duke sfiduar emisarët e SHBA dhe BE-së nuk ishte gjë tjetër veçse një lojë prej mburraveci, si luftë Donkishoteske e tij, që i ka kushtuar rëndë shtetit dhe qqytetarëve të Kosovës.

Një republkë e brishtë si Kosova, nuk ka shpatulla të përballoj sanksoione të rënda ekonomike, aq më teper izolimin total, sepse kështu e kërkon mendja e në deliranti që drejton në ditët më të rëndësishme qeverinë e Kosovës e që fatkeqësisht u votua për gënjeshtrat e tij të dala boje botërishtë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Prishtinë më 30 tetor, tha se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia ta njohë de facto Kosovën ku ajo shpjegoi se njohja de facto e Kosovës nënkupton zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në këtë marrëveshje nuk përmendet njohja e Kosovës, por kërkohet që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe që dyja palët ta respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e njëra-tjetrës, gjë që nuk është vënë në dyshim që pas shpalljes së Republikës.

Kurse Zajednica e Binit sipas Marrëveshjes së Ohrit fillon me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim i Prishtinës dhe e të dyja palët “duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre paralelisht, hap pas hapi”. Kosova duhet ta formojë Asociacionin, ndërsa Serbia duhet t’i njohë dokumentet dhe institucionet e Kosovës.

Çfarë parasheh Asociacioni që ka firmosur Kurti?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Pra ta gëzoni Zajednicë ashtu dhe Bashkimin kombëtare …me Metvegjen apo Bujanovci, se presheva as që e shikon me sy mashtruesin Albin Kurti. /Ekskluzive.al