osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Më priste te dera e burgut me qeset më të mëdha sesa ajo vetë”! Rrëfimi i ndjerë i gazetarit dhe ish-banorit të Big Brother

“Më priste te dera e burgut me qeset më të mëdha sesa ajo vetë”! Rrëfimi i ndjerë i gazetarit dhe ish-banorit të Big Brother

Nuk u ngjet fare personazheve që shfaqen kudo e gjithandej, as atyre që sa herë dalin nëpër studio e nëpër intervista bëjnë të pamundurën për të treguar anët e tyre më të mira, përkundrazi.

Adi Pojana është mësuar të jetë i vërtetë dhe i hapur me publikun, aq më tepër që përvoja e jetës, gabimet që nuk duhet t’i kishte bërë, siç thotë ai, e kanë bërë të fortë, por edhe e kanë stërvitur të mos kërkojë “luksin” nga jeta, por ta gjejë lumturinë te gjërat e vogla dhe të thjeshta – ato që ta mbushin zemrën plot, si përqafimi mallëngjyes e i munguar i një nëne.

Duke folur për prindërit që nuk i jetojnë më e sidomos për nënën, Adi e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll dridhjen e zërit, madje as sytë e përlotur nuk i fsheh dot.

Megjithatë, ia del që të rrëfejë e të kujtojë mes shumë emocioneve disa prej kujtimeve e pengjeve më të mëdha që i kanë mbetur nga e ëma.

Sot, ndërsa rrëfen që fotografinë e prindërve e puth çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, bën një autokritikë duke i dërguar edhe publikut një mesazh:

“I them vetes, po si more idiot, aty e kishe çdo ditë dhe nuk e puthje, tani puth fotografinë në kornizë… Puthini dhe përqafojini prindërit të gjithë ju që i keni, se s’do t’i keni më një ditë…”, tha ai.

Do të bënte gjithçka për lumturinë e së ëmës, siç kujton Adi. Ka shumë pengje që i kanë mbetur prej saj. Por mes shumë sakrificave, ai kujton periudhën e tij më të errët, në të cilën e ëma ishte i vetmi njeri që nuk e la kurrë vetëm.

Jo pak, 3 vjet e gjysmë në burg pas abuzimit me drogën, por e ëma ishte ajo që e shpëtoi edhe prej andej.