Fatmir Mediu, në proces gjyqësor për Gërdecin, u bë kohë tashmë që shkon pothuajse çdo javë në SHBA, shkrep ndonjë foto dhe i shet si takime të rëndësishme, me shpresë se do të trembë SPAK.
Edhe këtë javë ka qenë sërish me Albana Vokshin në SHBA, ku thotë se ka takuar disa senator të rëndësishëm, të cilëve iu është ankuar për korrupsionin në Shqipëri.
E thotë këtë, njeriu që po gjykohet në Shqipëri, pasi për shkak të korrupsionit të asaj kohe, u vranë 26 vetë në Gërdec.
“Në vizitën në ëashington DC: pata kënaqësinë të zhvilloja takime në Senat dhe të takohesha me senatorët Ted Cruz të TX, sen Mike Lee Utah dhe Sen Rick Scott Florida edhe pse në një kohë dhe agjendë shumë të ngarkuar për ta në takime me të nominuarit nga Trump për administratën e re amerikane.
Me senatorët diskutuam për gjëndjen dhe problemet në Shqipëri, pamundësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrupsionin dhe krimin si dhe situatën në rajon dhe nevojën e një bashkëpunimi të gjithë vëndeve anëtare të NATOs për të përballuar veprimet keqëdashëse të Kinës, Iranit dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”, thotë Mediu.
Por në një prej fotove që ka shpërndarë vetë, personi përballë tij duket se nuk e njeh fare dhe e sheh i habitur.