osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Me ngritjen e SPAK nis puna për Byronë e Hetimit: Ja si do dalin jashtë loje OPGJ-të dhe do marrin fund pazaret me informacionet!

Me ngritjen e SPAK nis puna për Byronë e Hetimit: Ja si do dalin jashtë loje OPGJ-të dhe do marrin fund pazaret me informacionet!

Deri në fund të vitit parashikohet që reforma në drejtësi të jetë kompletuar e gjitha. Institucioni ku i kanë sytë të gjithë është padyshim Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në tetor Prokuroria Speciale do jetë gati dhe vëmendja e saj do jetë te të korruptuarit. Por SPAK do ketë policinë e saj gjyqësore, që do quhet Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo byro do jetë në dorë të amerikanëve dhe përmes saj do të fundosen pushtetarët.

Momentalisht që flasim prokuroria bashkëpunon me Oficerët e Policisë Gjyqësore për të hetuar dhe mbledhur provat. Jo në pak raste janë zhdukur prova dhe kanë dalë pafund sekrete hetimore. Por BKH do u japë fund pazareve që janë bërë deri më tani, duke mos lejuar asnjë ndërhyrje nga jashtë. Por si do funksionojë BKH? Çfarë do ndryshojë me ngritjen e saj? Gazeta ka përgatitur një material special mbi gjithë organizmin e BKH. Me pak fjalë mund të thuhet se Byroja e Hetimit do jetë organi që do “gozhdojë” të korruptuarit. Ajo do jetë në duart e FBI dhe të gjitha provat do grumbullohen nga anëtarët e saj. Dosjet do shkojnë te prokurorët, të cilët janë të detyruar t’i çojnë në gjykatë.

Ngritja e Byrosë

Byroja do të vendoset te godina e ish-Ministrisë së Shëndetësisë, ngjitur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ajo është gati dhe po ndërtohen dhe tunele të nëndheshme që të ketë lidhje mes BKH dhe policisë. Po ashtu SHBA ka filluar të trajnojë disa efektivë policie, si dhe ekspertë kontabël, financierë, IT dhe të degëve të tjera të cilët më pas do të garojnë për Byronë e Hetimit. Pra SHBA është duke piketuar njerëzit që do të vihen në organin që do të godasë korrupsionin në nivele të larta. Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues. Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime.

Përbërja e BKH

Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, zëvendësdrejtori dhe hetuesit

e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore,

të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera

përkatëse, të cilët janë nën drejtimin administrativ të zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare

të Hetimit dhe nën varësi procedurale hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Punonjësit e

shërbimeve mund të qëndrojnë në mjediset e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ato të Policisë së

Shtetit apo ato të institucioneve përkatëse, sipas nevojave të përcaktuara nga Drejtori i Byrosë

Kombëtare të Hetimit dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Policia gjyqësore

Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj dhe shërbime të Policisë Gjyqësore. Qëllimi

i tyre është të rrisin bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe

institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen

nga institucione të tjera. Oficerët nga shërbimet e Policisë Gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesëvjeçare. Gjatë këtij mandati, ata paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, raportojnë tek zëvendësdrejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe vendosen nën varësinë procedurale hetimore të Drejtuesit të

Prokurorisë së Posaçme.

Hetuesi i BKH

Byroja ka në përbërje të saj dhe hetues. Hetuesi gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas ligjit kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rregullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale. Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme./Kliti Topalli