Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI, kryetarja e kësaj force politike ka dalë në një konferencë për mediat për të komunikuar vendimin e marrë për dorzimin e mandateve. Me këtë akt LSI i bashkohet aleates së saj Partisë Demokratike e cila paraditen e sotme morri të njejtin vendim për lenien e mandateve.
“Grupi parlamentari i LSi vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të arritur kërkesat e opozitës”,- komunikoi Kryemadhi përpara mediave, duke dhenë si argumenta mbështetëse bindjen se:”… Vjedhja e votës dhe drejtimi nga një mazhorancë e kriminalizuar, rritja e taksës, vjedhja e shqiptarëve çdo ditë, mbështesin plotësisht vendimin se zgjidhja e propozuar nga opozita e bashkuar për një qeveri tranzitore, është e vetmja alternativë shpëtimi ”,- përmendi, ndër të tjera, Kryetarja e LSI-së, Minika Kryemadhi.