osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më në fund Sali edhe “gjyqtarë”…në ëndërr: Do t’i bëj gjyq publik Ramës, të dënohet me 8-12 vite burg!

Më në fund Sali edhe “gjyqtarë”…në ëndërr: Do t’i bëj gjyq publik Ramës, të dënohet me 8-12 vite burg!

Sali Berisha vijon me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, gjyqtares Irena Gjoka dhe anëtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë, sa i takon çështjes për të cilën ai po hetohet.

Ai ka dalë sërish sot në një konferencë për mediat, duke mbrojtur dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet pas hekurave për çështjen ‘Partizani’, teksa u shpreh se në asnjë rast nuk ka favorizuar dhëndrin e tij.

“Shumë ditë më parë, unë premtova se procesin e shëmtuar politik të Edi Ramës, unë do ta kthej në gjyqin publik të shekullit kundër personit, që në historinë e Shqipërisë, paraqitet njeriu më i rrezikshëm pas Enver Hoxhës.

Gjyqin publik të Edi Ramës, nuk kam ndërmend ta bazoj në epitete, se Lana do mbushej me to në qoftë se do hyjmë në atë fushë.

Kam ndërmend ta bazoj vetëm në fakte të pakundërshtueshme, në ligje dhe vendime, që japin përgjigjen më shterruese, aktit të shëmtuar politik të Edi Ramës dhe larove të tij, Kraja, Millonai, Gjoka.

Në dacibaon e tyre politike, Edi Rama me larot e tij, turpi i drejtësisë në Shqipëri dhe botë, aludojnë dhe pretendojnë se Sali Berisha, reformën programatike në sistemin e pronësisë, një reformë fondamentale për programin e PD, ligjet dhe vendimet për kët reformë, i ndërmori për të favorizuar dhëndrin e tij, që ai të mund të marrë 140 metra tokë, të trashëguar sipas të gjithë dokumentave zyrtare nga familjarët e tij, gjyshja e tij konkretisht, dhe mbi këtë bazë ndërtojnë akuzat e turpshme të favorizimit të dhëndrit dhe pasurimit të paligjshëm të tij dhe më pas të Sali Berishës.

Në krye të radhës, dua të deklaroj se ndërhyrja në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave, siç do faktohet me të dhëna të pakundërshtueshme, kishte dy qëllime madhore.
Së pari, të mbronte interesin publik. Askush nuk mund të zhvaste apo të stërzhvaste pasuri publike.

Së dyti, askujt nuk mund t’i mohohej prona që u takonte dhe gjithsecilit duhet t’i njihej dhe rikthehej apo kompensohej prona e tij. Në përputhje me këto qëllime, u bënë edhe ndryshime institucionale. Në vend të një komisioni që ecte çalë-zvarrë, u krijua me standardin modern, agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Kjo agjenci, me një punë të admirueshme, sipas dosjeve, arriti me 53.775 vendime nga viti 2006 deri në vitin 2012, t’ju rikthejë shqiptarëve 1 miliardë e 16 milionë metër katrorë.
Përveç kësaj, t’ua kompensojë me tokë apo me para edhe 561 milionë e 400 mijë metër katrorë.

Pra, kjo agjenci, në 6 vite, me 53.775 vendime, u riktheu apo kompensoi pronarët shqiptarë me 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë. Nga të cilat, armiku i popullit, Jamarbër Malltezi, në përputhje me të gjithë dokumentet zyrtare, ka marrë 140 metra katrorë.

A ka mendje njerëzore, përveç Edi Ramës, që mund të imagjinojë se shqiptarëve iu rikthyen në përputhje me ligjet, 1.577.400.000 metër katrorë? Cili do ishte ai që mund të imagjinonte se ligjet, se vendimet për rikthimin e 1.577.400.000 metër katror, kishin për qëllim favorizimin e njërit prej qindra e mijëra pronarëve, që kishte gjithsej në këtë shumë 140 metër katrorë trashëgimi familjare.

Ky është Edi Rama.”, tha ai.