Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shprehet se më në fund është arritur një konsensus i gjerë për Teatrin e ri. Sipas tij, godina e re që do të ndërtohet mbi rrënojat e të vjetrit, nuk do të ketë ndërtesë sipër, do të jetë 100% në territorin e vet, taksapaguesit do të paguajnë zero lekë, ndërsa në negociata do të jenë dy përfaqësi.
Heret a vone, triumfon shumica e arsyeshme – edhe tek aktoret! Me ne fund konsensus i gjere per TEATER TE RI:
– me vete, PA ndertese siper
– ne territorin E VET 100%
– me 2 perfaq. ne negociata
– me 3x sip. e sotme
– me 0 leke nga taksapaguesit
Mirenjohje artisteve! Forca
Pas Sheshit Skenderbej dhe Pazarit t¡ Ri kemi nje SHANS HISTORIK per t’i dhene Tiranes nje Teater te Ri, modern e te denje te prese dhe trupa te huaja qe sot nuk vijne prej standarteve. Kur ne shqiptaret bashkepunojme, bejme mrekulli! Le ta bejme Tiranen nje qytet per se mbari!
Në muajt e fundit mes artistëve dhe pushtetit lokal e qendror ka pasur një debat për teatrin e ri, pasi një pjesë e kundërshtojnë. Dje Veliaj zhvilloi dëgjesën e dytë me artistët, bazuar te deklarata e kryetarit të bashkisë sot në Twitter duket se është arritur konsensusi.