osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më në fund foli edhe “turisti pa axhend” Meta, nga Amerika: Problem serioz i shoqërisë është rasti i Xhisielës?!

Më  në fund foli edhe “turisti pa axhend” Meta, nga Amerika: Problem serioz  i shoqërisë është rasti i Xhisielës?!

Ilir Meta, ka thyer heshtjen pas më shumë se një jave, duke komentuar më në fund ngjarjen më të bujshme, atë të dhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Meta tha se rasti i Xhisielës është një fenomen i rëndë i shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se s’do të ketë amnisti për dhunuesit.

Kreu i shtetit shqiptar ka folur për herë të parë për këtë rast, ndërsa theksoi se organet shtetërore si Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të hetojnë rastin e vajzës nga Fushë Kruja me të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë deri në zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës.

Gjithashtu,  presidenti Meta deklaroi se rasti i Xhisielës është një “Odise”, e cila kërkon transparencë dhe seriozite në hetime. Ai gjithashtu vlerësoi punën e Shoqërisë Civile, të ish ushtarëve të tij që jane shkarkuar per korrupsion  si Besjan Pesha me shoke që sot kane marre flamurin e OJQ “Nisma Thurje” e cila sipas  tij ka luajtur rol të madh në denoncimet e dhunës në Shqipëri.  Gjithashtu ai njoftoi se SHIK-u funksion edhe brenda ne presidencen e tij ku Bahri Shaqir ish kryetari i SHISH tashme do hetoj edhe per Xhisielen.

“Për rastin konkret është një çështje që unë kam marrë një letër që i drejtohej edhe kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe Prokurores nga oficeri Nuhu para se të nisesha për në SHBA. Nuk kam besuar që mund të ndodhin ato çështje, por çështjen në fjalë po e ndjek ekipi im me në krye këshilltarin për siguri kombëtare zotin Bari Shaqiri. Kështu që për të mbajtur një qëndrim të qartë duhet të kem një informacion më të plotë dhe të besueshëm. Problem serioz  i shoqërisë është rasti i Xhisielës.

Nuk do të konfirmojë amisti për personat që do të dhunojnë. Besoj që edhe parlamenti dhe qeveria ndajnë të njëjtin angazhim.Unë do të theksoja se policia dhe prokuroria, duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e kësaj “Odiseja’ në mënyrë të paanshme për të garantuar  besueshmërinë e institucioneve. Ç’moj shumë rolin e shoqërisë civile, të cilat bashkë me grupet e tjera rrisin ndërgjegjësimin. Shoqëria Civile dhe organizata të jenë të bashkuara që të ndriçojnë këtë çështje në interes të së vërtetës, pasi për ndryshe do të kemi edhe shumë raste të tjera”, tha Meta.

Meta tha se është për të ardhur keq, që një fenomen i tillë të ketë polarizime politike, pasi sipas tij, këto raste kërcënojnë shoqërinë dhe familjet shqiptare.

“Është për të ardhur keq që ka një polarizim në këtë çështje, kur duhet të ketë një bashkim të të gjithëve për të adresuar një fenomen që kërcënon shoqërinë tonë, familjen tonë pa i dalë askujt në mbrojtje, aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë lidhje politike, por edhe pa e tepruar me akuza politike’, tha mes tjerash Meta.