osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

Më në fund disa ministra që mbrojnë qeverinë

Nga Mero Baze

Aleksandër Lleshi ka pasur së paku dy ditët e fundit disa shfaqje publike shumë politike. Ideja se një ish gjeneral ishte një njeri i disiplinuar që nuk fliste politikisht, u shkri shpejt dhe ai ka përballuar për dy ditë një debat thellësisht politik, biles dhe inteligjent me kundërshtarët e tij politikë.

Dje në Komisionin e Sigurisë e kishte më të lehtë me Flamurin dhe “flamurtaret” e LSI, kurse sot në Kuvend, pamë një ministër politik që di t’i kthehet një vrasësi gojë-shthurur si Sali Berisha dhe një dështaku si Lulzim Basha.

Artikulimi i tij i qartë dhe pa emocione, duke i trajtuar ata si vrasës qytetarësh, është një risi në shfaqjen publike të një ministri të Edi Ramës.

Për gati pesë vjet, ministrat e qeverisë “Rama”, kanë qenë më shumë në pozicione mbrojtëse ose të heshtur, duke parë punët e tyre dhe duke bërë kujdes që të shmangin sulmet e opozitës, përmes kapjes nga pushteti i tyre. Dhe problemi më i madh që u duk pas ndryshimeve në qeveri të Ramës, ishte se ministrat e rinj ishin teknikë dhe mund të binte pesha politike në Kuvend.

Në fakt po ndodh e kundërta. Një ministër teknik si Lleshi, është shumë sot më politik në betejën e tij, se ministra të tjerë që vijnë nga Parlamenti. Po ashtu peshën e debatit e kanë marrë Ministrja e Drejtësisë, e cila në fakt ka qenë një qënie e heshtur dy vjeçare.

Ky është një sinjal pozitiv, që ndoshta vjen nga liria që kanë ministrat e rinj teknikë, duke mos pasur lidhje politike apo histori që i mbajnë peng, dhe duke mos pranuar gjuhën përbaltëse të opozitës.

Por përpjekja për të bërë betejë në Kuvend, dhe me një nivel të respektueshëm, është një një shenjë e mirë.

Problemi që kanë qeveritarët zakonisht është si të mos bëhen objekt debati, duke u marrë me punët e tyre dhe kjo e ka pas ulur shumë nivelin e debatit politik në Kuvend, duke e monopolizuar gjithçka Edi Rama, i cili e ka debatin armën më të fortë.

Zgjidhja e gjuhës së ministrave dhe përfshirja e tyre në debatin publik, është jo vetëm “gjimnastika” më e mirë politike e tyre, por dhe një shenjë që ata janë të lirë të debatojnë dhe t’i kthehen Sali Berishës, pikërisht për thelbin e krimeve të tij, që është vrasja e qytetarëve në emër të pushtetit.

Nga ana tjetër kjo është një shenjë se nuk ka rëndësi nëse në qeveri shkon nga politika, apo shoqëria civile, por sa i gatshëm je të bëhesh pjesë e debatit politik. Rasti i Ministrit të Brendëshëm, por dhe ministrave të tjerë që sot u përballën në Kuvend me Berishën, tregon se politika nuk është hipotekë që ta jep kryetari dhe ti e mban për “CV”, por një shans për të dëshmuar fuqinë tënde politike.

Pas shumë kohësh në Kuvend, Partia Socialiste nuk e ka të nevojshme të mbrojë ministrat, përkundrazi ministrat po mbrojnë qeverisjen e PS. Dhe kjo është një arsye për të refektuar për të gjithë ata që ishin skeptikë për ministrat teknikë. Liria për të folur dhe mbrojtur atë që beson, është më e rëndësishme se libreza e punës në Kuvend, e cila të jep rrogën si politikan, por nuk të bën të tillë.