Portugalia do të luajë kundër Sllovakisë dhe Luksemburgun në kualifikueset e “EURO 2024”. Përpara këtyre sfidave ka folur dhe Kristiano Ronaldo, i cili u ndal nga futbolli në Arabi, e deri te rivaliteti i tij me Leo Mesin.
Për futbollin në tokën arabe, CR7 u përgjigj: “E dija që do të ndodhte. E thash gjashtë muaj më parë dhe më morët për të çmendur. Për mua ishte një privilegj që të ndryshoja kulturën e futbollit të një shteti dhe të shoh yje të mëdhenj që të vijnë në Arabinë Saudite”.
Më pas ai foli për rivalitetin me Leo Mesin, i cili e bën rrallë herë këtë gjë: “Kushdo që më ndjek mua, nuk duhet ta urrejë Mesin. Të dy ne kemi shkëlqyer, por mendoj se rivaliteti ka mbaruar. Ne kemi ndryshuar historinë e futbollit dhe fansat e kanë shijuar këtë gjë.
Trashëgimia jonë po vazhdon, por rivaliteti jo. E kam thënë edhe më parë. E kemi ndarë këtë skenë për 15 vite dhe e mbyllëm duke qenë, jo miq, por kolegë profesionistë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”, përfundoi Ronaldo.