osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më mirë ta “haj” Monika… se sa Republika!

Më mirë ta “haj” Monika… se sa Republika!

Nga Anri Bala

Mbaroi më në fund “makthi” i shqiptarëve! I dha fund vetë ai… “i tëri dhe i bëri”, Iliri! Nuk durohej dot kjo situatë tejet e rënduar që ishte krijuar tek qytetarët e merakosur, ku saga vazhdonte për ditë e netë të tëra. Po po, mos u habisni aspak… të shkretët pa vënë gjumë në sy, të çoroditur e të tronditur i shihje tek silleshin vërdallë si somnambul nga gjumi i merakut e pyesnin veten duke folur nëpër dhëmbë: A është ndarë Iliri me Monikën… a është ndarë Moni me Ilirin, a është…?! E pytjet e njerëzve që i “donin dhe përgjëroheshin” për ta vazhdonin: Ku po fle presidenti tani… në Pallatin e Brigadave, Lalëz apo tek Kodra e Diellit?! A ka vënë gjumë në sy Iliri, a ka vënë ujë në buzë, bukë në stomak…?! Kush po e ushqen Sashën (macen)?! Kush po urinon në banjën e 11 të tij…?!

Ky rreth vicioz pyetjesh i kishte futur shqiptarët keq në kurth! Askush nuk donte t’ia dinte për hallin e tij… prindi për fëmijën, punëmarrësi për vendin e punës… të gjithë pyesnin vetëm për atë… Ilirin e Rexhepit. Të gjithë ishin futur në një qerthull të gjatë vuajtjesh prej nga nuk po dilnin dot. Ndaj shihnit njerëz që silleshin si të shastisur rrugëve të kryeqytetit, duke u përplasur supë më supë, shtyllë më shtyllë, trotuar më trotuar. Derisa erdhi momenti i shumëpritur nga të gjithë… Iliri e pranoi: “Nuk më vjen turp që jam burri i Monikës!”, dhe jeta nisi sërish, për të qenë ata të lumtur dhe hallexhiu popull… i qetë.

Mirëpo ata që e dëgjuan i habiti dhe i tronditi, duke u krijuar një handikap të madh! Iliri pranoi se nuk i vinte turp që ishte burri i Monikës, edhe me të drejtë nuk ka pse ti vijë turp aspak… por nuk arriti të pranoi, se meqë nuk ja fut dot Monikës, po kërkon t’ia fus Republikës.

Iliri për dashuri të Monikës, po tenton t’ia fus keq Republikës, duke tentuar të krijojë një nga precedentet më të rëndë për shtetin shqiptarë: pengimin e zgjedhjeve, vetëm pse Monika e tij dhe çeta e pushtetarëve të larguar dhe turpëruar me votë nga shqiptarët… nuk dëshiron të marr pjesë!

Iliri për dashuri të Monikës, nuk do t’ia dijë as për ligj e as për shtet! E kush po pyet më tani, kur bëre 30… pse mos të bësh 31! Sërish shkeli Kushtetutën sot, kur pranoi qartë e shkoqur se i djeg malli për atë, shpirtin e tij binjak… sepse ajo e shkreta Kushtetutë, nuk lejon që Monika të jet dhe kryetare partie dhe zonjë e parë… as nëna e zonjës së parë (po qe se nuk prehesh në amshim), ndaj takohen fshehurazi korridoreve… larg qindra syresh! Por sot i plasi shpirti të shkretit… u shkref komplet kur pa sërish Vasilin… këtë karafil të fyshkur në takim!

Iliri për dashuri të Monikës, është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka dhe negociatat… tonat sigurisht! Qysh kur pranoi se zgjedhjet do mbahen më 13 tetor, 4-5 ditë para vendimit për hapjen e negociatave, pa ditur nëse Rama do të hyjë në zgjedhjet “moniste” të radhës, apo nëse opozita e Lanës pranon të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër!

Iliri për dashuri të Monikës, nuk pyet as për paratë e shqiptarëve… të ndershëm. Nuk e ka për gjë të lërë qytetet të tëra pa qeverisje vendore, pa projekte, pa rend… totalisht të paadministruara! As që do t’ia dijë se janë derdhur të paktën 600 milion lekë të paguara nga taksapaguesit shqiptarë, për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor, që sipas gjithë gjasave, ky “ridekretim” i mirëmenduar për ditë të fundit, është tentativa e tij e fundit si funksionar shteti, para se të nxjerrin në pension të parakohshëm, për të shpërdoruar akoma paratë tona… të miat… të tuat… e veç të tijat jo!

Nëse biem dakort, që Iliri nuk do ta lexoj siç duhet Kushtetutën, se e ka marrë malli për Monikën… unë gjykoj mos e torturojmë më kot, t’i japim drejtim dhe ta lëmë të lirë… sepse më mirë ta “haj” Monika… se sa Republika!/Ekskluzive.al