Luiz Ejlli ishte banori më i përfolur gjatë sezonit të dytë të “Big Brother VIP”, dhe tashmë që formati ka përfunduar kuroziteti për të është akoma dhe më i madh.
Kjo bëri që shumë personazhe, që Luizi mudn të mos i njihte që paraqiteshin si miqtë e tij, dueke përfituar. Për këtë Luizi foli teksa ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”.
Luiz sqaroi dhe marrëdhënien me Meridianin, të cili tha se e njeh vetëm si fytyrë. Ai po ashtu deklaro ise Mario dhe joni nuk janë miqtë e tij më të mirë, pasi para se të hynte në BBVIP, kishte 2 vite pa i takuar
“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të totë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt.
Unë kam pasur shumë shokë që kanë marrë nënën time, ma sollën këtu, e pritën, që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin.
Është Eni Bushati. Nuk e njeh asnjeri. Nuk ka tentuar kurrë të përfitojë. Unë me Marion dhe Jonin kam ndenjur shumë bashkë. Para se të hyja në BBVIP, kisha 2 vite pa folur me ta. Ishim shkëputur.”- tha Luizi.