Juristja e njohur Eni Çobani bashku me ish-ministren e Kosovës, Edita Tahiri janë aksidentuar me datën 27 në Tropojë. Makina e tyre ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë.
Ndërkohë, juristja është shprehur për “Gazeta Shqiptare” se është ende e tronditur nga ngjarja. Çobani ka thënë se nëna e saj ka dashur që të shkonte me të, por ajo e kishte parandjerë diçka të keqe dhe nuk e kishte marrë me vete.
“Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës, por unë e parandjeva se diçka nuk do shkonte mirë dhe e ktheva në momentin e fundit. Jam ende e tronditur, kam përjetuar dhe po përjetoj shokun që më ka lënë ky aksident. Për një moment më kaloi jeta para syve”-tha Çobani.