Gazetari Artan Hoxha ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga periudha e vitit 1997 në vendin tonë, kur u hapën depot e armëve dhe populli u armatos i gjithi.
Hoxha ka publikuar foton e një banori nga Delvina i cili i hipur mbi mushkë pozon me kallashnikov në dorë.
Me ironi, Hoxha shkruan se ky është versioni shqiptar i ‘Rambo 2’.
“Versioni shqiptar i “Rambo 2”…
Nje “kalores” nga Delvina pozon me Kallashnikov ne dore, hipur mbi mushke, pasi ka nxjerre “jashte luftimit” nje tank model T-54 te Ushtrise Shqiptare, gjate pranveres se 1997-es ne Qafe Gjashte, Sarande …”, shkruan Hoxha.