Këngëtari i muzikës tallava, Mandi Nishtulla akuzoi pak muaj më parë këngëtaren Silva Gunbardhin dhe bashkëshortin e saj Dafi Dertin se kishin marrë miliona euro fitime të këngës “Të ka lali shpirt”.
Por si është e vërteta?! Pas disa muajsh heshtjeje, Silva ka zgjedhur po emisionin #Expuls për t’i përplasur të vërtetën Mandit.
Me kontratën me vete, Silva nxori zbuluar mashtrimin e Mandit. Kontrata vërtetonte se Silva merrte nga fitimet e “YouTube” vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% dhe 90% të tyre e merr Alfred Sula, kompozitori i kengës, njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishutllës.
“Kam besuar tëk ajo këngë kur nuk besonte njeri. Doja qe Mandi të fitonte. Kërkova 3 javë për veshjen e Mandit që ai te dilte siç duhej në klip, siç e meritone. Nuk pres mirënjohje nga Mandi, por më vrau shpifja. Lexoja komente që më thoshin kurvë, qorre, kthej lekët Mandit. Ia kisha detyrim publikut këtë sqarim si dhe nënës time. Ajo jeton vetëm prej virusit Covid-19 dhe lexon çdo koment. Është e sëmurë me zemër”, u shpreh Silva me lot në sy.
Ndër të tjera ajo shtoi se nëse Mandi do vazhdoi të shpifi, këngëtarja do të ndjekë rrugën ligjore.