Nita Latifi dhe Bled Mane brenda shtëpisë u martuan për lojë në kuadër të një prej sfidave që Vëllai i Madh iu jepte.
Pas daljes Bled Mane u shpreh se mund të kishte diçka me Nitën dhe jashtë.
Nita me largimin nga shtëpia vip është njohur me të gjitha lajmet që kanë qarkulluar për të dhe sjellja e Bledit kundrejt saj nuk i ka pëlqyer.
Në një intervistë me Beniadën dhe Argjirën këngëtarja shprehu hatërmbetjen ndaj Bledit.
‘Mendoj se nuk është dashur që ta trajtojë lojën tonë duke iu referuar martesës brenda shtëpisë vip si të vertetë jashtë. Nuk duhej ti bënte njerëzit me mendu diçka që nuk është e vërtetë.
Është dashur që të më thotë se vajzat kosovare i kam shajtur se ato kur hapin gojën nuk thonë asgjë. Duhet të ma thoshte se ti ma ke ndryshuar mendimin. Kjo gjë nuk më ka plqyer dhe madje dhe më ka dëmtuar në lojë.’