Të gjithë e mbajmë mend thënien e famshme të Arkimedit të lashtë : ” Më jepni një pikë,ku të mbështes levën time, për të lëvizur gjithë botën”.
Bedri Islami
Thënia e lashtë e tij, përkthyer në gjuhën tonë, do të mund të ishte : ” Më jepni një kryeministër…”
Në gjithë vitet e mëdha të njerëzimit, liderët, që kanë qenë edhe tribun të popullit të tyre, kanë lëvizur një botë.
Një shembull, përmes një thënie:
„ Lindur dhe edukuar në këtë vend, unë krenohem në emër të Britanisë“.
Me këtë frazë, mbreti Xhorxhi i Tretë arriti një popullaritet të panjohur prej të parëve të tij. Ai përdorte „Britain“ më shpesh se „England“; këtë e bënte për të mos fyer miqtë e tij skocezë, megjithëse ai ishte anglez nga pamja, sjellja, karakteri dhe të folurit.
Ai ishte ushqyer me idenë se „ Mbreti patriot duhet të mbretërojë dhe të qeverisë, atij i përket të bëhet kampion i nënshtasve kundër oligarkisë“.
A kemi në Shqipëri një kryeministër apo një president që të ketë lënë emërin e tij si kampion i nënshtetasve kundër oligarkisë, që tani shfaqet në shumë forma, si oligarki politike, përgjithsisht mediokre, për deri sa bën pjesë edhe Mul Noka; oligarki financiare, dëshpërimisht e pashkolluar; oligarki të gjyqësorit – të cilët janë thellësisht të korruptuar dhe lehtësisht të shitshëm; dhe një oligarki të përzier politiko – financiare, më e rrezikshmja nga të gjitha, e cila ka gardhuar shtetin?!!!!
Për vete nuk besoj!!!
Nëse dikush e beson, është ende i lumtur!.