Ndonjëherë kampionët bëhen të tillë vetëm pasi kalojnë një sërë pengesash. Lewis Hamilton, një nga më të mirët në botën e Formula 1 dhe shtatë herë kampion bote, tha në një intervistë se kur ka qenë i vogël, kishtë rënë pre e racizimit.
“Unë kam qenë viktimë e bullizmit që në moshën 6 vjeçare. Në këtë shkollë unë isha një nga tre fëmijët me ngjyrë dhe fëmijët më të mëdhenj e më të fortë më hidhnin banane dhe më thërrisnin “zezak”. Ishte e vështirë që njerëzit të më quanin bastard dhe të mos dinë se ku bëj pjesë.
Në shkollën e mesme ishin gjashtë apo shtatë fëmijë me ngjyrë nga 1200 fëmijë gjithsej dhe tre prej nesh po na dërgonin vazhdimisht në zyrën e drejtorit. Ndjeva sikur sistemi ishte kundër meje dhe unë po notoja kundër rrymës. Ishin shumë gjëra që unë i shtypa.
Nuk ndjeva se mund të shkoja në shtëpi dhe t’u tregoja prindërve të mi se këta fëmijë më quanin zezak dhe më rrihnin çdo ditë, nuk doja që babai im të mendonte se nuk isha i fortë” – Tha ai.