Demokrati që tronditi kupolën e Partisë Demokratike gjatë Kuvendit Kombëtar, ka adresuar një mesazh të fortë ndaj deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj.
Referuar denoncimit të PD-së mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Elezi ironizon duke e quajtur të mbaruar “selinë blu” për reagimet e saj.
“Bravo Enkeled jua nxore bojen me ket deklaraten e fundit per shtyp, e zeza ne te bardhe qe vellai i Ministrit Brendshem eshte i denuar per droge.
O te mbaruar, po ne raste te tilla i behet thirrje popullit ne shesh te rrethoje Kryeministrine dhe Ministrine e Brendeshme deri ne doreheqje.
O bejeni ose me 17 maj me rastin e 1 vjetorit “marteses” do ju nxjerrin demokratet per leckash nga ato zyrat qe ndotni”, shkruan Elezi.