Çedomir Stojkoviç, përfaqësuesi ligjor i poltikanit serb, Nikola Sanduloviç, ka qenë prezent në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, këtë të premte, ku ka bërë homazhe në nder të viktimave të luftës në Kosovë.
Stojkoviç ka lënë një buqetë me lule dhe një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.
Në mesazhin e lënë, të shkruar në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, avokati kërkon falje për vrasjen e vogëlushes.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, shkruhet në letër.
Pas kësaj, në një prononcim për mediat, Stojkoviç është shprehur se ditën e nesërmë, pavarësisht presioneve, ai do të kthehet në Beograd.