osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Me Edi Ramën në qeverisje, opozita nuk vjen kurrë në pushtet! A ka “takat” plaku Berisha për një tjetër 14 shtator?!

Me Edi Ramën në qeverisje, opozita nuk vjen kurrë në pushtet! A ka “takat” plaku Berisha për një tjetër 14 shtator?!

Sali Berisha, të enjten, deklaroi se me Edi Ramën në krye të qeverisjes, opozita nuk vjen kurrë në pushtet. 

Berisha tha se për shkak të lidhjeve të ngushta të socialistëve me botën e krimit që operojnë nga veriu në jug të vendit, një gjë e tillë duket e pamundur. Ai u shpreh në studion e emisionit “Opinion” përballë drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu dhe katër gazetarëve, se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës për shqiptarët.

Berisha bëri një analizë të situatës politike ku ndodhet vendi, ndërsa dhe u pyet nga katër gazetarët se si po e drejton Lulzim Basha opozitën shqiptare. Për të, nuk mund të krahasohet me mënyrën se si ai e ka drejtuar Partinë Demokratike kur nuk ishte në pushtet.

“Nuk mund ta krahasoj opozitën e Bashës me opozitën time. Të pretendosh që tjetri të ketë imitimin tënd do të ishte e pandershme. A ka bërë opozitë? Padyshim që ka bërë opozitë dhe opozitë të fortë”– tha Berisha që më pas bën një deklaratë të fortë se Rama duhet rrëzuar me të gjitha mënyrat pasi me votë është e vështirë që ta mundësh.

“Unë për vete do të bëja gjithçka që Edi Rama “të kthente patkonjtë” edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni. Cilat mjete? Në kushtet e grushtit të shtetit nuk ka asnjë justifikim. Sot Rama po qeveris në kushtet e grushtit të shtetit.

Me Ramën në pushtet opozita nuk vjen dot me votë. Armik më të egër se Edi Rama në pushtet nuk ka opozita. Ai është më keq se Ramiz Alia.

Ai duhet nxjerrë për leckash nga zyra. Si mund ta mundësh me zgjedhje? Shko bëj zgjedhje në Kiras! Shko bëj zgjedhje në Dobraç! Shko bëj zgjedhje në Vlorë!

Sot janë 4 djem nënash të grabitur. Kjo polici në bashkëpunim me kriminelët, po fsheh krimet. Janë marrë deponime të fshehta në komisariatin e Fierit sepse njërëzit kanë pasur frikë ti bëjnë në Vlorë.

Zgjedhje me këtë në pushtet nuk mund të ketë. Populli duhet të kthehet në uragan që duhet ti thotë “ik qërrohu nga zyra”. Qytetarët duhet të ngrihen me guxim. Këtu jemi në kushtet e një grushti shteti.

Blendi FevziuJu po thoni se opozita nuk vjen kurrë në pushtet?

Sali Berisha: Jo se nuk ndodh, por nuk pranon kurrsesi

Blendi FevziuKjo është thirrje për kryengritje. Jemi edhe në 14 shtatorin?

Sali Berisha: Shiko. Shko bëj zgjedhje po të doni në Dobraç, shko bëj zgjedhje në Kiras, shko bëj zgjedhje në Shijak, shko bëj zgjedhje në Spitallë dhe shko bëj zgjedhje në Vlorë. A e dini që sot flasin ne këtu ka katër bij nanash që janë grabitur, a e dini ju se kjo polici në bashkëpunim me krimin e fsheh atë.