Këngëtarja, Suela Kalaja ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për herë të parë pas bërjes publik të lajmit që ish-bashkëshorti i saj, kantautori, Sajmir Çili e kishte paditur për dhunë në familje duke kërkuar urdhër mbrojtje.
Me anë të një statusi të ndjerë në “Facebook”, Kalaja falenderon të gjithë miqtë e në veçanti vajzën e saj për mbështetjen që i dhanë pas divorcit, situatën e së cilës e përshkruan si tronditëse.
Në mesazhin e saj, në formë ironie ajo falenderon edhe ish-bashkëshortin, Sajmir Çili të cilit i thotë se “‘dorën’ që e përkëdheli për 19 vite, e konsideroi ‘shuplakë’”.
Ishte “Gazeta Shqiptare” që dje solli një histori të dhunës brenda mureve të shtëpisë së dy artistëve, Sajmir Çilit, kantautor i njohur dhe Suela Kalasë, këngëtare.