osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 8 shtator anëtarët e Qeverisë pritet të mësojnë “live” fatin e tyre

Më 8 shtator anëtarët e Qeverisë pritet të mësojnë “live” fatin e tyre

Të premten, Edi Rama do të mbledhë në Vlorë ministrat e tij, për të vazhduar analizën e këtij viti të parë të punës së Qeverisë, analizë e cila ka nisur që në korrik, në një takim të ngjashëm që u mbajt në Tiranë. Njësoj si herën e kaluar, në këtë mbledhje kryeministri do të jetë vetëm me anëtarët e Qeverisë, të cilët do të raportojnë mbi realizimin e detyrave dhe objektivave, që secili dikaster kishte të përcaktuara kur Qeveria “Rama 2” nisi punën shtatorin e kaluar.

Nga kjo mbledhje, kryeministri nuk pritet të dalë me një vendim në lidhje me fatin e ministrave të tij, për të cilët Rama do të vendosë më tutje, në fillim të shtatorit, kur pritet që Partia Socialiste të mbajë dhe mbledhjen e radhës së Asamblesë së saj Kombëtare.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të thirret Asambleja socialiste, por burime nga kjo forcë politike i thanë TCh se, ajo pritet të zhvillohet brenda datës 8 shtator.

A do të ketë ndryshime në Qeveri? Kush ministër do të largohet e kush do të qëndrojë?

Edi Rama do të vijojë të mbajë në ankth deri në fund, të gjithë anëtarët e Qeverisë, të cilët pritet të mësojnë fatin e tyre “live”, njësoj me publikun, në mbledhjen e Asamblesë, njësoj siç ndodhi gati një vit më parë, kur shtatorin e kaluar, ata që janë sot ministra e mësuan njëherazi me anëtarët e Asamblesë se ishin përzgjedhur nga kryeministri