Sali Berisha i ka ftuar qytetarët në protestën e datës 7 korrik të mblidhen kundër nismës Ballkani i Hapur, që e quan “Ballkani i Putinit”.Organizimi i protestave “patrikotike” të Sali Berishës, natyrisht nëse arrihet, do ketë një problem të madh, nëse përfundon në dhunë.
Personat “non grata” që drejtojnë organizata politike, për të rrëzuar qeverit e ligjëshme, ose përdorin dhunë shpallen organizata terrortiste dhe fundi dihet, drejtuesit e tyre merren pako postale dhe hetohen e gjykohen nga drejtësia amerikane. Ndaj Saliu po vrapon drejt fundit të tij dhe foltores.
Ja fjalimi i “idiotit” patrikot që i ka bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqipëtarve e që shikon ëndrra pleqsh:
“Sot kemi një njeri që s’ka më interesa shqiptare e kombëtare por ka si interesa të tij ato të Vucic. S’kam asgjë për zhvillimin e marrëdhënieve normale, por s’pranoj aleancë bilaterale apo trilaterale në rajon se janë të rrezikshme e koha e provon këtë.
Ndaj le ti japim në 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit, të dëshmojnë ne bashkarisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor, të dëshmojmë se për shqiptarët anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta”, tha Berisha./Tellalli.al