Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ socialisti Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein.
Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE.
Mësohet se kundër raportit ishin 112 vota dhe 62 abstenime.