osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 31 maj 1939, qyteti antik i Sarandës, u emërua “Porto Eda”

Më 31 maj 1939, qyteti antik i Sarandës, u emërua “Porto Eda”

Për herë të parë në burimet antike qyteti përmendet në shekullin II para Krishtit me emrin Angjismos. Ciceroni, oratori i famshëm romak, që kishte në rrethinat e Butrintit mikun e tij më të afërt, Pompon Atikun, kaloi këndej duke u kthyer nga Butrinti për në Romë.

Qyteti duket se ka marrë një rëndësi relative në periudhën e “pax romana”. Straboni, gjeografi i famshëm romak i shekullit I para Krishtit, e përmend si një pikë të rëndësishme tranziti në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Në shekullin IV pas Krishtit qyteti u rrethua me mure mbrojtëse deri në dy metra të trashë.

Në brendësi të këtij territori janë zbuluar mbetje banesash, por edhe një bazilikë paleokristiane e shekullit VI-të, me dysheme të zbukuruar me mozaik. Në 414-516 qyteti citohet në analet kishtare bizantine si qendër peshkopate. Në vitin 551, 50 anije të mbushura me gotë të ndodhura nga hordhitë ostrogote të Atilës që vinin nga toka plaçkitën e dogjën Onhesmin dhe Butrintin.

Një lulëzim të rëndësishëm qyteti përjetoi në shekullin X, kohë në të cilën u shndërrua në një liman të rëndësishëm të Temës së Nikeas. Në 1034 qyteti pushtohet nga bullgarët, të cilët u detyruan t’ia lëshojnë pas një gjysmë shekulli normanëve të Robert Giuskardit që vinin nga Sicilia. Këta rindërtuan edhe kështjellën. Në shekujt XII-XIII qëndruan për pak kohë edhe venecianët.

Osmanët u shfaqën, për tu larguar pesëqind vjet më pas, në 1413. Rrënimin e fundit, si për ironi të fatit, e pësoi nga një sundimtar i famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelena. Në shekullin XIX-të Saranda kishte një zyrë doganore, një karantinë, një zyrë agjencie lundrimi, një han dhe disa lokale të shërbimit.

Megjithatë jeta në bregun e mbushur me histori kishte nisur të rilindte. Krijimi i Shqipërisë së pavarur e gjeti Sarandën vetëm me afër 100 banorë. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e Mbretit Zogu I, në vitin 1939 pas pushtimit italian u pagëzua me emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e dashur e Mussolinit, por në vitet e komunizmit qyteti mori përsëri emrin Saranda./Na Ishte Dikur