osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës “peng” i negociatave me BE

Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës “peng” i negociatave me BE

Më 31 dhjetor hapet tërësisht për qarkullim unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Po brenda dhjetorit pritet të përfundojë edhe tuneli i Murrizit, ndërsa rruga e Arbrit dorëzohet përfundimisht në mars të vitit të ardhshëm.

Për Bypassin e Tiranës, (Kashar-Vaqarr-Mullet), ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se po negociohet ende me Bashkimin Evropian për financimin me grant dhe kredi, pasi kostoja e projektit është rritur në 240 milionë euro.

“Nga momenti i aplikimit ku çmimet ishin të ulëta dhe deri tek aprovimi i projektit nga BE, çmimet janë rritur dhe për këtë arsye është rishikuar kostoja nga BERZH ku vlera e projektit u rrit me 30%, por kjo ka ndikuar në uljen e grantit. Këtë e kam diskutuar me BE sepse është shumë shqetësuese. Koha e negocimit të projektit është shumë e gjatë dhe na ndikon” tha ministrja në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese.

Për vitin 2025 kur pritet të nisin punimet për Bypassin e Tiranës janë siguruar deri më tani vetëm 25 milionë lekë (250 mijë euro) në formë granti, dhe nëse nuk arrihet marrëveshja, kosto do përballohet nga buxheti dhe kredi në banka ndërkombëtare.

Para sezonit veror do të dorëzohet përfundimisht edhe tuneli i Llogarasë, kalimi në të cilin do të jetë me pagesë 5 euro, ndërsa pjesë e buxhetit për vitin 2025 do të jetë ndërtimi i rrugëve lidhëse me tunelin. Rruga pa pagesë për qytetarët do të jetë nga Parku i Llogarasë.

Këtë muaj pritet të firmoset kontrata për segmentin tjetër të korridorit Blu, Thumanë-Lekaj, dhe brenda vitit do shpallet gara për Milot-Balldren. Edhe gara për portin e ri tregtar në Porto Romano do të rihapet përsëri.

Në total Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2025 arrin në 74 miliardë lekë ose 740 mln euro ku ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët rreth 334 milionë euro.