osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Me 20 janar merr detyrën, rekord donacionesh për ceremoninë e presidentit të zgjedhur Donald Trump

Me 20 janar merr detyrën, rekord donacionesh për ceremoninë e presidentit të zgjedhur Donald Trump

Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-së, e cila tradicionalisht zhvillohet më 20 janar, është një ngjarje e madhe mediatike që mbështetet gjithnjë e më shumë nga kompanitë private.

Lista e donatorëve për ceremoninë e Donald Trump-itpo bëhet gjithnjë e më e gjatë: Kompania ajrore Delta Air Lines, koncerni automobilistik Stellantis dhe dega amerikane e prodhuesit koreanojugor të makinave Hyundai dhuruan së fundimi nga një milion dollarë.

Kjo shumë është bërë tani e zakonshme. Shumica e kompanive që mbështesin ceremoninë si Boeing, General Motors, Ford, Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Meta kanë dhuruar gjithashtu nga një milionë dollarë. Para dhuruan edhe individë si drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, dhe ai i OpenAI, Sam Altman.

Frikë nga rregullat e reja

Përveç kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat duhet të kenë gjithmonë frikë nga rregulloret strikte, që mund t’u kufizojnë fuqinë e tyre në treg, në listën e donatorëve është veçanërisht e përfaqësuar industria e automobilëve. Hyundai tha se e përshëndet “mundësinë për të punuar me administratën e re për politikat që mbështesin prodhimin amerikan, mbrojnë zinxhirët e furnizimit dhe inkurajojnë inovacionin”.

Ekspertët theksojnë se ndryshimet e mundshme në politikën tregtare, si dhe rregulloret për automjetet elektrike dhe emetimet e automjeteve që mund të ndërmarrë administrata e re e Trumpit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm ndaj industrisë.

Rekord i ri i dhurimesh

Në përgjithësi për të ashtuquajturën ceremoni të “Inaugurimit” për presidentin Trump, e cila zhvillohet në Uashington, priten donacione rekord. Fjala është për më shumë se 170 milionë dollarë. Trump mban edhe rekordin e mëparshëm: për inaugurimin e tij të parë në vitin 2017, biznesmeni mblodhi 106.7 milionë dollarë.

Presidenti në largim, Joe Biden, mblodhi për ceremoninë e “ingaurimit” vitin në 2021 një shumë prej 61.8 milionë dollarë. Ndër fimrmat që dhuruan para për Bidenin ishin Pfizer, AT&T dhe Boeing. Kurse për ish-presidentin Barack Obama u dhuruan rreth 50 milionë dollarë në vitet 2009 dhe 2013./ DW