osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Më 11 mars nis “lufta” e Izet Haxhisë me Berishën, Apeli cakton datën e gjyqit, ja 8 dëshmitarët që mund të fundosin ish-kryeministrin

Më 11 mars nis “lufta” e Izet Haxhisë me Berishën, Apeli cakton datën e gjyqit, ja 8 dëshmitarët që mund të fundosin ish-kryeministrin

Data 11 mars pritet të shënojë fillimin e luftës gjyqësore mes Izet Haxhisë dhe Sali Berishës. Gjykata e Apelit të Tiranës ka caktuar dje ditën se kur do të nisë procesi gjyqësor i Haxhisë, i cili kërkon rihapjen e dosjes “Hajdari” dhe rigjykim të kësaj çështjeje. Për të hedhur poshtë dënimin me 25 vite ndaj tij dhe për të zbardhur të vërtetën rreth atentatit kundër ish-deputetit të PD, Azem Hajdari, Izet Haxhia u ekstradua në maj të vitit të kaluar nga Turqia në Shqipëri.

Ai kërkoi rivendosjen në afat të çështjes dhe betejën e parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës e fitoi, e cila pranoi kërkesën e ish-truprojës së Berishës. Më pas çështja kaloi tek Gjykata e Apelit, por për muaj me radhë shqyrtimi i saj ishte i pamundur sepse gjyqtarët jepnin dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit. Por me ndërhyrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtij problemi ju dha zgjidhje. Pak ditë më parë KLGJ caktoi me short tre gjyqtarë nga Apeli i Krimeve të Rënda me qëllim që të shmanget konflikti i interesit me bashkëshorten e të ndjerit Hajdari, Fatmira Hajdari. Ajo është anëtare e Gjykatës së Apelit.

Gjyqtarët Dhimitër Lara, Ndue Dreni dhe Sokol Binaj do të marrin në dorë çështjen e Izet Haxhisë dhe seanca e parë gjyqësore e drejtuar nga kjo trupë gjykuese do të mbahet në datën 11 mars ora 12:00. Gjatë kësaj seance pritet që treshja gjykuese të dëgjojë pretendimet e Izet Haxhisë. Ky i fundit mohon të ketë qenë autori i vrasjes së Azem Hajdarit dhe kërkon prishjen e dënimit ndaj tij, ndërsa akuzon Sali Berishën se ka qenë ai që ka organizuar atentatin ndaj ish-deputetit demokrat. Madje, Haxhia ka deklaruar se midis dëshmitarëve që do të thërrasë në gjyq për të dëshmuar do të jetë edhe ish-kryeministri. Për këtë arsye SHQUP është alarmuar nga zgjidhja e ngërçit dhe caktimi i datës për gjykimin e çështjes së Izet Haxhisë. Në Gjykatën e Apelit pritet që të ketë një përballje të fortë gjyqësore mes Haxhisë dhe Berishës, nëse ky i fundit thirret si dëshmitar dhe pranon të paraqitet për të dhënë detaje rreth vrasjes së Azem Hajdarit.

8 dëshmitarët

Përveç Sali Berishës, Izet Haxhia kërkon që përballë trupës gjykuese të japin dëshminë e tyre edhe 43 emra të tjerë të njohur. Gazeta ka bërë një analizë të të gjithë dëshmitarëve dhe rezulton se mes tyre janë 8 emra të cilët kanë dijeni të plotë për ngjarjen dhe ata rrezikojnë të tronditin politikën shqiptare nëse thonë të vërtetën. Disa prej tyre kanë refuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për ngjarjen. Një ndër ta është Zenel Neza, ish-truproja i Azem Hajdarit, i cili u qëllua gjatë atentatit.

Ai ishte prezent kur ndodhi sulmi dhe është personazhi kryesor që ka parë në sy vrasësit. Madje Zenel Neza është personi i parë i cili pati kontakt me Berishën dhe ky i fundit i pëshpëriti në vesh kur ishte në spital. Emër tjetër është Marjan Gryka. Gryka ka qenë truproja i Hajdarit dhe në disa intervista ka akuzuar si vrasës të Hajdarit ish-kryeministrin Berisha. Mes dëshmitarëve kyç mund të përmendim edhe emrat e Jaho Mulosmanit dhe vëllezërit e Izet Haxhisë, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, të dënuar si autorë të ngjarjes.

Ata e kanë mohuar krimin dhe po ashtu kanë akuzuar Berishën. Grupit i bashkohet Fatos Klosi, ish-kreu i SHISH, që po ashtu pretendon se Berisha ka gisht në ngjarje. Një tjetër emër është gazetari Ylli Rakipi. Ai ka qenë prezent në rrëfimin që Zenel Neza ka dhënë para Berishës në spital. Rakipi e ka regjistruar bisedën, por nuk dihet se ku ajo ka përfunduar. Tjetër emër është Astrit Muldaka, dëshmitar i penduar i ngjarjes. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e atentatit dhe ka qenë ai që ka siguruar makinën me të cilën lëvizën atentatorët./Mimoza Ibra