osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mbyllja e shkollave të Gylen, ministri turk flet hapur: E paralajmëruam Shqipërinë, tani ne presim …

Mbyllja e shkollave të Gylen, ministri turk flet hapur: E paralajmëruam Shqipërinë, tani ne presim …

Turqia pret mbylljen e të gjitha shkollave dhe institucioneve mbarëbotërore të lidhura me organizatën terroriste FETO, tha ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Çavuşoğlu.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Çavuşoğlu tha se të paktën 30 vende kanë mbyllur deri më tani shkolla dhe institucione të tjera të lidhura me FETO-n.

 

“Do të kemi disa rezultate pozitive nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia Juglindore (në lidhje me mbylljen e institucioneve të FETO-s) në ditët e ardhshme”, theksoi Çavuşoğlu.

 

Ministri turk kujtoi se Turqia është zotuar të zhvillojë luftë globale kundër organizatës terroriste pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan puçin e dështuar, i cili shkaktoi vdekjen e 251 personave dhe plagosjen e 2.200 të tjerëve.

“Së paku 30 vende kanë mbyllur shkollat, institucionet dhe shoqatat e FETO-s deri më tani dhe Fondacioni Maarif i Turqisë ka marrë në kompetenca të saj këto shkolla në pothuajse 20 vende”, shtoi ai.

Turqia themeloi Fondacionin Maarif (TMV) në vitin 2016 pas tentativës për grusht shteti, për të marrë përsipër administrimin e shkollave jashtë shtetit të lidhura me FETO-n. Gjithashtu, ai themelon shkolla dhe qendra edukimi jashtë vendit.

 

Gjithashtu, tha shefi i diplomacisë turke, Turqia i ka dhënë përparësi kthimit të personave të kërkuar të FETO-s në Turqi.

Ministri i jashtëm turk deklaroi se i ka paralajmëruar vendet e Ballkanit kundër “kërcënimeve serioze” të kësaj organizate terroriste.

“Ne u kemi thënë se FETO është qartazi shumë e fuqishme në Shqipëri dhe ka njëfarë ndikimi në politikë. E shohim këtë gjë. Edhe në Kosovë është e njëjta. E kemi parë këtë gjatë disa zhvillimeve”, tha Çavuşoğlu.

“Fondacioni Maarif mori administrimin e një universiteti shumë të mirë në Shqipëri dhe shpresoj të ndërtojmë një kampus të ri.

 

Tashmë në Maqedoni është hapur kampusi i ri i Universitetit Ndërkomëtar Ballkanik, është tejet i bukur. Nga ana tjetër, shpresojmë që në Kosovë të hapim universitet. Atje janë hapur shkolla të Fondacionit Maarif.

Kryeministri vizitoi shkollat e Fondacionit Maarif në Kosovë dhe tha se e vlerëson cilësinë e tyre të arsimit”, potencoi kryediplomati i Turqisë.

Ai më tej deklaroi se FETO përbën kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë, por edhe për këto vende.

 

“Ne këtyre dy vendeve vëllazërore ua kemi komunikuar mendimet tona.

U kemi shpjeguar se ajo përbën kërcënim, rrezik jo vetëm për ne, por edhe për ato vende, dhe shfaq rreziqe të mëdha edhe në të ardhmen”, theksoi Çavuşoğlu, duke shtuar se aktivitetet e Turqisë në këtë aspekt do të vazhdojnë në të gjithë botën.