Kryeministri Rama duket i vendosur për tí dhënë fund industrisë së basteve dhe shpifjeve publike që në shumë raste financohen po nga paratë e pista të basteve.
Më anë të një postimi në Instagram, kryeministri Rama shkruan (teksa hedh një foto të Berishës pranë një kazinoje elektronike teksa e inaguron) se bastet nuk kanë më shpëtim as nga dëshpërimi i lojtarëve, as nga paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre.
Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në Instagram:
Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike👎Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike👊