Pas deklaratës të bërë për mediat nga kreu i bashkisë së Skraparit Nesim Spahiu në lidhje me mosmiratimin e projektbuxhetit për vitin 2019 ka ardhur edhe reagimi i grupit të këshilltarëve socialistë të bashkisë së Skraparit. Ata pretendojnë së Këshilli Bashkiak Skrapar ka marrë në shqyrtim projektbuxhetin për vitin 2019 më datën 14.12.2018 dhe me 10 vota Pro ka miratuar projektbuxhetin me 4 ndryshime.
Sipas tyre buxheti u miratua me 10 vota nga 15 anëtarë që përbëjnë këshillin, por vendimet pasi u zbardhën nga Sekretaria e Këshillit, u firmosën nga Kryetari i Këshillit dhe nuk u vulosën nga Kryetari i Bashkisë i zgjedhur nga LSI. Vendime, këto të cilat do të merenin konfirmim për bazueshmëri ligjore nga institucioni i Prefektit të Beratit.
Këshilli Bashkiak nuk ka marrë asnjë vendim për të mbyllur çerdhe, kopshte apo shërbime të tjera apo për të pakësuar numrin e personelit arsimor në to, pasi këto janë funksione të deleguara dhe ligjërisht nuk i cenon dot askush.