Ka përfunduar takimi i zëvendësministrit te Brendshëm ne Shkodër Sandër Lleshi me policinë e qarkut të Shkodrës. Për mbi dy orë Lleshi zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë.
Ministri Lleshi ka dhënë disa porosi te qarta për te gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit te organizuar, korrupsionit, kontrollet per element kriminal qe mund te levizin ne qytet por edhe nje patrullim te shtuar ne akse te ndryshme problematike.
Sipas burimeve, Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se zëvendësministri Lleshi ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një sherbim sa më cilësor te policisë.
Gjithashtu, mes poriosive të tjera theksohet se efektivët duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët. Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshi zhvillon një takim pas marrjes së postit.