Këshilli Bashkiak në qytetin e Durrësit ka vendosur të shpallë gjendjen e Emergjencës mjedisore.
Vendimi vjen pas mbledhjes së qeverisë Rama në Durrës pak javë më parë. Në atë mbledhje u vendos se plehrat nuk do menaxhohen më në Porto-Romano.
Sot, bashkia e Durrësit shpalli Emergjencë mjedisore në Porto-Romano. Në bazë të vendimit në fjalë, Porto Romano do të mbyllet dhe plehrat nuk do të menaxhohen më në këtë zonë. Burime për Report Tvse vitin që vjen fusha e Porto-Romanos do të mbyllet, dhe se trajtimi i mbeturinave të Durrësit do të bëhet në Tiranë.
Korrespondenti i Report Tvnë qytetin e Durrësit ka sqaruar procedurën që pritet të ndiqet në vijim pas marrjes së këtij vendimi.
Është kërkuar largimi i plehrave nga zona. Si zonë turistike dhe e banuar, plus universitetit Aleksandër Moisiu. Banorët e zonës do e vuajnë ndotjen deri në 2019. Janë marrë disa masa, është rrethuar zona. Jo më larg se ditët kur ishte Rama, pati një protestë. Mirë që digjen plehrat, por aty kullosin bagëtitë. Kuptohet se çfarë ushqimi marrin ato kafshë. Më pas do shikojmë si do të vijojë projekti. Zona duhet rehabilituar sepse zona është përdorur për plehra që në kohën e Enverit. Asgjësohen me djegie
Këshilli Bashkiak i Durrësit, votoi me 30 vota pro pikën 12 në rendin e ditës. Vendimi hyn në fuqi pas 10 ditësh.