Mbyllet klubi Havana e famshme në Dhërmi në kuadër të aksionit anti-informalitet. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama i cili shpjegon se diskoja nuk lëshonte kupon tatimor. Kreu i qeverisë deklraron se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
“Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane
Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin Stop Informalitetit.
Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet me zero tolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, shkruan Rama.