osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mbushi dje 70-vjeç në paraburgimin e Hagës, Rama del me mesazhin e fortë për Jakup Krasniqin: Nuk e festoi dot ditën e lindjes, por…

Mbushi dje 70-vjeç në paraburgimin e Hagës, Rama del me mesazhin e fortë për Jakup Krasniqin: Nuk e festoi dot ditën e lindjes, por…

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili gjendet në paraburgimin e Hagës në një proces gjyqësor ku akuzohet për krime lufte nga Prokuroria Speciale, ka festuar dje ditëlindjen e tij të 70-të.

Nisur nga kjo, nënkryetari i LSI, Luan Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Krasniqi nuk e festoi këtë 70-vjetor si do të dëshironte ai dhe familja e tij, pasi ka shkuar sërish në luftë, kësaj radhe jo atë që ka zgjedhur ai.

Sipas Luan Ramës, Kosova ka ende nevojë për Krasniqin, pasi dikur ai ishte zëri i UÇK-së në luftën për liri, kurse sot në luftën për drejtësi është krenaria e saj.

STATUSI NGA LUAN RAMA

Në 70 – vjetorin e lindjes:

JAKUP KRASNIQI – NË LUFTË

ZËRI I UÇK-së, SOT KRENARIA E SAJ.

Jakup Krasniqi iu dha Kosovës me ç’ka mundi.

Iu dha me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në luftën e UÇK-së.

Iu dha me shpirt e me zemër, iu dha me dijen dhe qenien e vet.

Por, iu dha edhe me gatishmërinë e patriotit për të dhënë edhe jetën, si të gjithë ata që zgjodhën luftën për të çliruar Kosovën prej pushtimit dhe genocidit serb.

Jakup Krasniqi kur me bindje u përcaktua për luftën çlirimtare, nuk e dinte në do të shpëtonte i gjallë apo do të ishte njëri nga dëshmorët e atdheut.

Sepse ata që rrëmbejnë armët e luftës për liri, i marrin parasysh të gjitha sakrificat e mundshme, edhe atë më sublimen, flijimin.

Ndaj, nuk bëjnë llogari jetën e tyre.

Por ama, Jakup Krasniqi e dinte mirë se fundi i luftës do të ishte liria e Kosovës dhe se Kosova do të bëhej shtet i pavarur prej luftës çlirimtare.

E bash për këte ia vlente e gjithmonë ia vlen çdo sakrificë.

Jakup Krasniqi dje mbushi 70 vjet. Por nuk e festoi dot ditën e lindjes siç ai dhe familja e gjithë të dashurit e tij do të donin.

Sepse ai ka shkuar prapë në luftë, anipse kësaj here në luftën që nuk e zgjodhi vetë.

Ka shkuar në luftë, për të mbrojtur luftën dhe gjakun e shokëve që ia mori lufta.

Ka shkuar në luftë për UÇK-në, për emrin dhe nderin e saj.

Sepse ai është Jakup Krasniqi e zakoni i tokës, i gjuhës, i gjakut dhe i fisit nuk e njeh e nuk e pranon tutën.

Jakup Krasniqi në luftën për liri në tokën e Kosovës ishte zëri i UÇK-së, ndërsa sot në luftën për drejtësi, është krenaria e saj.

Ndaj ai prapë iu dha Kosovës, sepse Kosova ende ka nevojë për Jakup Krasniqin, zërin dhe krenarinë e UÇK-së.