Nga Erjon Braçe
Muaji Nentor, ekipet kombetare qe administrohen nga Presidenti i FSHF, paten kete bilanc sportiv:
Luajtur 11 ndeshje; rezultatet-9 humbje, 2 barazime,
0 fitore,
6 gola te shenuar dhe
30 gola te pesuar!
Mbreti Armando eshte spektakolar, per te s’ka rendesi humbja por, golat lart, pra spektakli!
Ky eshte katalogu i frikshem me numra i spektaklit me gola lart!
Sinqerisht, pas 7 ditesh shfaqje televizive-nisi ne 15, e fundit ka qene dje, ku mburret per vete e me sulmon mua, pret qe “ta shaj nga robt”, jo sic tifozet shajne ate por sic ai shan tifozet!
Nuk e bej!
Kam pafund respekt per njerezit e tij, nderkohe qe ky thjesht me ben te qesh!
Shihini rezultatet e ekipeve kombetare ne vetem 17 dite!
A mund te mburret neper tv nje president i tille?! Po!
Sa here qe ka bythelepires perpara, te cilet, kurre nuk flasin me te per futbollin, cilesine e rezultatet e tij, por flasin per parate!
Dhe ai tregetar eshte, per para e me para ju pergjigjet, madje i poshterron!
Po futbolli ku eshte?
Mbreti Armando s’flet dot per futbollin e tij, s’ka rezultate.
Kjo eshte arsyeja qe del te thote se stadiumin Qemal Stafa e beri ai, te mbledhe merita prej tij, madje e ben aq shemtuar sa nuk i njeh asnje te tille kompanise investitore e ndertuese, punetoreve ne veper, arkitektit e grupit te inxhiniereve rreth tij, qeverise qe ishte ne thelb te projektit, FSHZH per projektin para e rreth stadiumit, bashkise Tirane per parkingun nen te etj.
Imagjinoni, eshte tamam ky qe kur nisi projekti, u sulmua e u baltos per tja treguar te paditurve qe nuk ishte nje projekt zhvillimi por grabitjeje, u fsheh, u zhduk, su pa kund, nuk foli asnjehere.
Ta shpif deri ne neveri, genjeshtra e tij se qeveria-jo une, qeveria, nuk ka dhene nje qindarke per futbollin!
2.2 miliard leke te rinj per Elbasanin, Shkodren e tani Kukesin ka dhene qeveria (jane dhe disa qindra milione paguar nga ne per palo stadiumin e Korces, lene pa paguar). I kemi dhene ekonomi, jo stadiume.
Tani dua te qesh;
Dy te fundit prej tij:
1. S’ka rendesi cilesia e futbollit, por e njerezve qe vijne ne stadium!
2. Une ndikoj, por nje ekip i mire te mund me gjithe arbiter!
Qeshni tani!
Pike e zeze c’futboll