osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mbretëresha e muzikës, Madonna mbush 65 vjeç! Artisja ikonë sapo kaloi sëmundjen e rëndë

Mbretëresha e muzikës, Madonna mbush 65 vjeç! Artisja ikonë sapo kaloi sëmundjen e rëndë

Mbretëresha e muzikës pop Madonna sot mbush 65 vjeç. Një artiste italo-amerikane që nisi he ndërtoi karrierën nga hiçi dhe me një vendosmëri, arriti të kthehej në një nga ikonat botërore të muzikës, duke qene objekt i skandaleve, por edhe e adhuruar nga të gjithë.

Pas 40 vitesh nga nxjerrja e albumit të parë, Madonna ka lancuar kalendarin e ri të koncerteve të saj.

Të gjithë yjet e popit sot duhet t’i dërgojnë një dhuratë për ditëlindje, edhe për faktin se nëse janë shumë të pasur dhe të famshëm e kanë arritur falë Madonës.

Sot mbush 65 vjeç, Luiza Veronika Ciccone, një vajzë italo-amerikane nga Bay City në Michigan, që krijoi figurën e re të super pop starit: një grua protagoniste në jetën dhe karrierën e saj, e pajisur me një vendosmëri, me aftësi të jashtëzakonshme për të përzier kodet e komunikimit dhe për të interpretuar e parashikuar frymën e kohës.

Personaliteti i fortë I Madonës filloi të shfaqej në Nju Jorkun e viteve 1970, kur ajo ëndërronte të bëhej kërcimtare, nuk kishte asnjë cent dhe flinte në divanin e një shoqeje. E filloi ngjitjen përpara se të shpërthente si “material girl” në vitet ‘80.

Shumë kohë para se të lindnin rrjetet sociale, Madonna arriti të bëhej një yll botëror, me një menaxhim të zgjuar komunikimi që i garantoi praninë e vazhdueshme në media që sot fitohet me një selfie para pasqyrës. Një mbretëreshë që shkeli rregullat, e aftë për të lëshuar stuhi mediatike për shijet e saj për të thyer tabutë, si një mbështetëse e homoseksualëve, por edhe qëndrimet mbi fenë.

Vetëm të mendosh atë që ndodhi në vitin 1989, kur publikoi “like a prayer’ që u dënua nga Vatikani, e me ultrasit katolikë që organizuan protesta të furishme kundër imazheve të shenjtorit të zi që zbriste nga kryqi.

Skandalet që e shoqëruan për dy dekadat e para të karrierës së saj, u shenjuan nga suksesi kombinuar me aftësinë e Madonës për të ndryshuar karaktere dhe për të parashikuar modën. Në turneun e vitit 2010 arriti rekordin e fitimeve për një artiste femër me 400 milionë dollarë të arkëtuara në 85 koncerte. Koncertet e saj janë autentike, ku muzika është vetëm një nga elementët.

Aktore, sipërmarrëse e përkushtuar ndaj aftësisë fizike obsesive, mbështetëse e zjarrtë e aktiviteteve humanitare dhe luftës kundër SIDA-s, Madonna mbetet një shembull i patejkalueshëm i një grua që e arriti vet suksesin.

Pas kaq shumë skandalesh dhe transformimesh, tani që me shekullin e ri ka përfunduar sezoni i vendeve të para në renditje, ka vendosur të marrë frymë. Në fund të korrikut, Madonna festoi 40 vjetorin e publikimit të albumit të saj të parë, “Madonna”, duke kërcyer në një video të re të postuar në rrjetet sociale një muaj pasi u lirua nga spitali, ku u kurua për një infeksion bacterial.

Në prag të ditëlindjes së saj të 65 madona lancoi edhe kalendarin e ri të koncerteve të spostuar për shkak të sëmundjes së papritur.