Ka lënë pas angazhimet politike të ditës së sotme kryeministri Edi Rama dhe i ka kushtuar kohë familjes. Mbrëmja e ka gjetur kreun e qeverisë në shoqërinë e bashkëshortes Linda dhe vogëlushit të tyre Zaho.
Ashtu si shihet dhe nga foto, familja Rama ka qene në një nga kinematë e Tiranës për një dokumentar të librit që ka bërë Gëzim Qendron që po mbahet në këto ambiente. Kjo është një nga daljet e rralla të 4-vjeçarit Zaho, pasi çifti kryeministror ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes mediatike.
Duket që Zaho merr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve qëkur hyn në ambientet. I veshur me një xhaketë kafe, duket se në mbrëmjet familjare është ai që udhëheq familjen. E ndërsa brenda në sallë Zaho i vogël zgjedh të mbështet në supin e të atit.