Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale disa pamje nga ceremonia e hapjes së Teatrit të Operas dhe Baletit mbrëmjen e djeshme.
Teatri u rihap dje pas një ristrukturimi total të tij, me një mbrëmjen gala me praninë e artistëve Ermonela Jahos e Placido Domingo.
“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja emocionuese e ngritjes së perdes së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku talentet e Shqipërisë lirike shkëlqyen mrekullisht përreth yllit të Ermonela Jahos e Placido Domingos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.
iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fphotos%2Fa.10151850199621523%2F10159011221836523%2F%3Ftype%3D3&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”362″ frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen=”allowfullscreen” data-mce-fragment=”1″ data-ex-slot-check=”iframe_ex_slot_1″>