osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mbi “anonimët” e Ramës në qeveri dhe Lulzim Bashën

Mbi “anonimët” e Ramës në qeveri dhe Lulzim Bashën

Komentet që pasuan emrat e rinj të qeverisë Rama, ishin ato mbi anonimitetin e disa prej ministrave në dikasteret më të rëndësishme, të cilët zëvëndësuan disa figura gjithsesi me më shumë afirmim publik, e disa dhe me profil të lartë politik.

Te anonimët, në fakt jo tërësisht anonimë, por le të themi më pak politikë e më shumë teknikë, janë dhe dy emra nga Kosova, deri dje në pozitë zv/ministrash.

Reagimet pasojnë ato të 5 viteve më parë, kur në startin e qeverisjes, Rama ia besoi doganat e tatimet Elisa Spiropalit e Briselda Shehaj, të gjykuara si çupërlina në raport me shpatullat e mëdha dhe burrërore që duhej të kishin njerëzit në krye të dy prej sektorëve më delikatë të financave të shtetit, njëherësh “vathe me buaj” korrrupsioni.

E nuk është se lanë ndonjë model reforme e efiçence për t’u marrë si shembull, gjersa nuk kanë marrë vlerësime, veç ndonjë “blete të artë”, as nga vetë Rama në vitet që kanë pasuar.

Por si në rastin e tyre e si në këtë të fundit ku “anonimët”, apo ndryshe eksperiencëpakët i fut në qeveri, nuk është vendi që ato të gjykohen apriori si të padenjë. E së pari duke nisur nga përvoja e jo-anonimëve.

Realisht, të gjithë qeveritë e tranzicionit në Shqipëri kanë patur deri personalitet në fusha përkatëse, madje dhe më tituj prof.dr ardhur nga jetë akademike, por kjo nuk ka mjaftuar për të lënë gjurmë në qeverisje apo model qeverisjeje, për atë sektor që iu është besuar.

Problemet e thella që ka sot Shqipëria, me rrënjë në 25 vite, ku pothuajse çdo sektor është në krizë, është bash produkt i tyre. Pra, realiteti shqiptar e ka rrëzuar me kohë kriterin e “emrit të njohur” në postet e larta publike.

E nga ana tjetër, te “anonimët”, te ata që qeverisin në nivele të dyta e te treta, mund të gjesh shumë adaptë që mund t’i lënë anash të njohurit. E kjo vetëm nëse nuk rastisin si ai që sot drejton opozitën shqiptare, Lulzim Basha.

Ky fundit është ndër ato raste unikale në historinë politike të post-komunizmit që galopoi papritmaz nga anonimati i thellë, së paku për publikun shqiptar, te një afirmim publik brenda një kohë tejet të shkurtër, kjo falë KOP-it – Komitetit të Politikave Orientuese, themeluar në PD pak para riardhjes në pushtet në 2005.

Këtij “anonimi”, iu besuan më pas postet më të larta ministrore që askush nuk i ka arritur në historinë 13-vjeçare të qeverisjes së kësaj partie.

Se pse, kurrë nuk u kuptua, ashtu siç sot vështirë të kuptohet se pse ai gëzon statusin e më “të denjit” për të udhëhequr opozitën.

Kjo, për faktin e thjeshtë: ende nuk ofron asnjë model. Edhe vetë Basha në ligjërimin e tij, e ka pjesë boshe atë kur i duhet të thotë – për veten e si – se ç’risi përbën ai në politikën shqiptare, se ç’model i ka ofruar asaj e ç’gjurmë ka lënë, përsa i janë besuar poste qeveritare, e së fundi dhe partia më e madhe opozitare./Tesheshi