Mbi 100 banesa u dëmtuan nga tërmeti që goditi juglindjen sot me epiqendër fshatin Floq në Kolonjë, ndërsa Forcat e Armatosura kanë vendosur çadrat për strehimin e banorëve. Mësohet se 90 banorë të fshatit Floq do ta kalojnë natën në çadër, pasi shtëpitë janë dëmtuar.
Zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi nga Kolonja tha se 50 banesa janë të shkatërruara plotësisht vetëm në Floq, 20 të tjerë në të gjithë qarkun duke e çuar në 70 numrin, ndërsa pjesa tjetër kanë dëmtime të vogla.