Qindra persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter dhe nga tsunami që përfshiu ishullin Sulawesi, në qendër të Indonezisë.
Pamjet e shkrepura në qytetin e Pali, tregojnë disa nga viktimat pranë plazhit të goditur nga tsunami si pasojë e dallgëve deri tre metra të larta.
Mbi 400 të vdekur janë rikuperuar deri më tani, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.
Tsunami i fuqishëm goditi Indonezinë natën mes të premtes dhe të shtunës, duke shkatërruar qytetin e Pali.
Ekipet e ndihmës kërkojnë mjete si tenda, ilaçe dhe personel mjekësor, për shkak të situatës kaotike.