Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 100 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 100.369.788 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë njerëz.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (22.846.556), Indi (11.181.253), Brazil (10.507.995) dhe Rusi (4.088.045). Më pas radhiten Britania e Madhe (3.694.155), Spanja (2.987.474), Turqia (2.844.681), Italia (2.732.482), Gjermania (2.433.800), Kolumbia (2.235.343), Argjentina (2.037.686), Meksika (1.740.254), Polonia (1.693.875) dhe Irani (1.549.649).
Ndërkohë në të gjithë botën 21.288.718 persona janë ende nën trajtim.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 124.396.254 njerëz dhe duke shkaktuar 2.737.748 të vdekur.//AA