Në protestë e sotme të banorëve të Astirit mbetën të lënduar 4 efektivë.Njëri prej efektivëve tregon se është plagosur në shpatull, pasi e kanë qëlluar me gurë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vizituar efektivët e plagosur të cilët ndodhen të shtruar në Spitalin e Traumës. “Jam plagosur në shpatull, isha shofer i mjetit. Hipën tek trafik ndarësja protestuesit dhe filluan të më gjuajnë me gurë,”- dëgjohet teksa shprehet ai.
“Nuk lëviz dot,”- dëgjohet teksa shprehet një tjetër.
4 efektivët e policisë, 3 prej të cilëve i përkasin forcave “Shqiponja” dhe një tjetër i FNSH-së, janë të shtruar në Spitalin e Traumës. Sipas njoftimit zyrtar ata kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjes me banorët të cilët protestuan paraditen e sotme kundër projektit “Unaza e Madhe”.