Protesta e sotme e opozitës duket se ka një tkurrje të dukshme të pjesëmarrjes nga protestat e mëparshme të saj. Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar pak para nisjes një foto nga një protestë e opozitës, por jo e sotmja. Në foto duken militantët e PD të veshur me xhupa. Pra fotoja e publikuar prej tij nuk është e ditës së sotme po i pwrket protestave qw opozita ka organizuar disa muaj mw parw. Edhe vetë demokratët kanë shmangur pasqyrimin e pjesëmarrjes reale të protestuesve.