Në një debat në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama i ka kujtuar Sali Berishës shpalljen ‘non grata’, ndërsa i tha se historisë nuk i shpëton dot. Rama i tha se së shpejti do ta harrosh edhe kalimin e kanalit të ‘la Manche’ duke nënkuptuar një shpallje ‘non grata’ edhe nga Britania e Madhe.
“Ju e furnizuat Milloshviçin. Je i padëshirueshëm, ‘non grata’. Ik tani, mbaroi historia jote. Dil nga ana tjetër dhe bëje çorapin çorap. Të vjen historia përpara dhe thotë prit se ‘ti mendon se je për i fortë por historia është më e fortë se kurrë’. Ja ku të vjen historia edhe me raportin e Dick Marty-t.
Si nisi kjo punë? Nga Kremlini! Si vazhdoi? Ju na e paskeni votuar. I padëshirueshëm për kë? Për Sllobodanin? Jo për SHBA-të. Partia Demokratike që tani është një tufë varkash druri që vini këtu dhe ju gënjen mendja se përballeni me një anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruar disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Të mbyllet kontinenti”, i tha Rama.
Ndërsa Berisha i tha se është hajdur ikonash në Paris dhe e ka nisur karrierën si hajdut. “Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”, ka deklaruar Berisha që në atë kohë i shiste karburant Milloshit për të masakruar kosovarët.